Ndryshimet e rendit politik e social të viteve ‘90 në Shqipëri sollën një sërë fenomenesh, që sfiduan kulturën institucionale të vendit, si dhe mënyrën si menaxhohej territori, me tërësinë e burimeve të tij. Këto fenomene kanë formëzuar karakterin e sotëm territorial dhe socio-ekonomik të vendit, dhe janë adresuar me instrumente e korniza ligjore të larmishme. Nga fenomenet, ndoshta sfida më domethënëse në aspektin hapësinor, ka qenë zhvillimi i madh urban, si pasojë e lëvizjes migratore të popullsisë. Kjo lëvizje u shfaq në dy drejtime: lëvizja nga zona rurale në qendrat më të afërta urbane, si dhe lëvizje nga zona rurale e urbane periferike, drejt qendrave urbane më të zhvilluara. Destinacioni i preferuar ka qenë Tirana, si qendër urbane me më shumë shërbime dhe mundësi punësimi, dhe, kur aksesi vështirësohej nga mekanizmat e tregut të lirë, zonat suburbane përreth saj. Kështu, në periudhën 1990-2001, Kamza e Paskuqani kanë përjetuar rritjen më dinamike në numër popullsie, ndërsa në dekadën e fundit, komunat e Farkës, Dajtit dhe Kasharit janë trefishuar në popullsi.

Zhvillimi urban dhe efekti i tij mbi tokën bujqësore

Dritan Shutina
Primo
;
Kejt Dhrami
Secondo
2016

Abstract

File in questo prodotto:
Non ci sono file associati a questo prodotto.

I documenti in SFERA sono protetti da copyright e tutti i diritti sono riservati, salvo diversa indicazione.

Utilizza questo identificativo per citare o creare un link a questo documento: https://hdl.handle.net/11392/2408583
 Attenzione

Attenzione! I dati visualizzati non sono stati sottoposti a validazione da parte dell'ateneo

Citazioni
  • ???jsp.display-item.citation.pmc??? ND
  • Scopus ND
  • ???jsp.display-item.citation.isi??? ND
social impact